Donald Tusk: Luftimi i korrupsionit kërkon konsensus politik, pa përfundim të dialogut s’ka ofrim me  BE-në

Donald Tusk: Luftimi i korrupsionit kërkon konsensus politik, pa përfundim të dialogut s’ka ofrim me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se Kosova ka shënuar një hap tjetër drejt  liberalizimit të vizave kur ka ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi ,

Pas  takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Tusk tha se Kosova ka ende punë për të bërë sa i përket kriterit të luftimit të korrupsionit  për liberalizimin e vizave.

“Ju përgëzoj për ratifikimin e Demarkacionit, kjo i ka mundësuar Kosovës që të bëjë një hap tjetër për t’iu afruar liberalizimit të vizave. Tani e di se ju nuk do të ndaleni mirëpo do të vazhdoni me procesin e reformave, dhe do bëni çdo gjë në interes të vendit tuaj.Më besoni se të gjitha kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lartë të arriturat tuaja, kjo mund të shërbejë si një model për fqinjët tuaj”.

“Luftimin e krimit dhe korrupsionit kërkon konsensus politik. Kjo mund të shërbej edhe si model për fqinjët”.

Ai tha se  dialogu me Serbinë është e vetmja alternativë për afrim me BE-në.

“Ne diskutuam edhe për dialogun, pa normalizim gjithëpërfshirës nuk shoh sesi mund të bëhet një përmirësimi i marrëdhënieve me BE-në. Pas takimit që kisha me zotin Vuçiq dhe sot me presidentin tuaj unë jam shumë më optimist dhe më pak i kujdesshëm”.

Tusk gjatë konferencës ia ka uruar ditëlindjen presidentit Thaçi, duke shtuar se jeta e fillon pas moshës 50 vjeçare.

“Unë para disa ditëve kam mbushur 61 ju 50. Tani më duket vetja si një ekspert por jeta e vërtet fillon pas viteve të 50-ta”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0