Donald Trump bën shaka me Joe Biden

Donald Trump bën shaka me Joe Biden

President i SHBA-së, Donald Trump, ka thumbuar ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden, rreth shpalljes së kandidaturës së tij për të hyrë në garën presidenciale të vitit 2020.

Donald Trump që njihet për përdorimin e madh të rrjetit social Twitter, ka zgjedhur edhe njëherë që përmes ‘cicërimave’ të ironizojë me Joe Biden.

“Mirëserdhe në garë gjumashi Joe. Unë shpresoj se keni inteligjencën, e cila është vihet që moti në dyshim, që të bëni një fushatë të suksesshme. Do të jetë e vështirë, do të kesh punë me njerëz që me të vërtetë kanë ide të çmendura dhe të neveritshme. Por nëse ia del, atëherë unë do të pres tek porta kryesore”, ka shkruar Trump në Twitter.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0