Dogana shënon rritje të të hyrave

Dogana shënon rritje të të hyrave

Dogana e Kosovës gjatë periudhës Janar-Mars 2018 ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milionë euro. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milionë euro më shumë.

Sipas Doganës ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 Janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik. Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milionë euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milion euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë shënuar një rritje prej 116 %.

Ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milion € apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Gjithashtu efekti i vendimit në kufizimin e veturave në import deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milionë euro.

Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63 %, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0