Dogana grumbullon 21.5 milionë euro më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Dogana grumbullon 21.5 milionë euro më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Dogana e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur të grumbullojë vlerën prej rreth 229.9 milionë euro, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi paraqet një rritje prej 10.3 % apo rreth 21.5 milionë më shumë.

Përmes një njoftimi për medie, dogana ka njoftuar se ndikim pozitiv ka pasur MSA-ja dhe lirimet nga taksat në import për prodhuesit kosovar për lëndën e parë dhe të gjitha inputet që përdoren në procesin e prodhimit.

“Sa i përket MSA-së duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA-ja përgjatë kësaj periudhe është rreth 12.9 mil€ apo rreth 46.6% me shume së periudha e njëjtë vitit paraprak, ndërsa ndikimi në të hyra nga pako fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 17.2 mil€, që paraqet një rritje prej rreth 59 % krahasuar me periudhën e njëjtë te vitin e kaluar”.

“Shikuar për nga struktura e të hyrave kufitare, kontributin më të madh pozitiv në rritjen e të hyrave nga importi e kanë dhënë të hyrat e arkëtuara nga TVSH – të cilat kanë shënuar rritje prej rreth 6.47% apo rreth 7.2 mil€ më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Sipas doganës, të hyrat nga taksa doganore kanë shënuar rritje prej rreth 8% apo shprehur në vlerë nominale rreth 2 mil€ më shumë. Ngjashëm me taksën doganore, edhe të hyrat nga taksa e akcizës kanë shënuar rritje prej 11.6%, apo shprehur në vlerë nominale rreth 9 milion € më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkaq të hyrat nga TVSH-ja në kufi, gjatë kësaj periudhe marrim pjesë me rreth 51%, pasuar nga të hyrat e arkëtuara prej akcizës me rreth 37.5% dhe të hyrat nga taksa doganore me rreth 11.5%.

Sa i përket eksportit,Dogana thotë se i njëjti përgjatë periudhës raportuese ka shënuar ngritje në sasi prej rreth 6.6%, përderisa edhe vlera e eksportit ka shënuar ngritje me rreth 12.46%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0