Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës

Në portin e Durrësit sot do të mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në port.

Ceremonia zyrtare mbahet në ora 13:00 në Portin e Durrës.

Në këtë ceremoni nga Qeveria e Kosovës marrin pjesë Fatmir Limaj, zv.kryeministër dhe njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive, Bedri Hamza, ministër i Financave dhe Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës.

Ky ishte një premtim i kamotshëm i Qeverisë shqiptare, e cila fillimisht kishte premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë në funksion të plotë të Kosovës, por ky projekt nuk u bë asnjëherë realitet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0