Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

Personi që sot humbi jetën nga orteku i borës në Brezovicë është Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajit.

“Një person me inicialet A.D rreth orës 15:00 ka gjetur vdekjen si pasoj e një orteku të borës në Brezovicë. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipa mjekësore”, ka thënë Shabani.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0