Dialogu Kosovë-Serbi rinis në pjesën e parë të shtatorit, thotë Thaçi

Dialogu Kosovë-Serbi rinis në pjesën e parë të shtatorit, thotë Thaçi

Në pjesën e parë të muajit shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Lajmin e ka dhënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për “Epoka e re”.

Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikuar se për çfarë do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pari i vendit u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngjitja e opozitës në këtë proces është e mirëseardhur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0