Ministri Lluka kishte punuar në Z-Mobile, Blerim Devolli nuk dëshiron ta komentojë

Ministri Lluka kishte punuar në Z-Mobile, Blerim Devolli nuk dëshiron ta komentojë

Aktualisht në Komisionin Hetimor të Kuvendit për çështjen e Telekomit po merr pjesë pronari i kompanisë Dardafone.net, Blerim Devolli.

Në pyetjen e deputetes Albulena Haxhiu se a është e vërtetë që Valdrin Lluka, Ministri aktual i Zhvillimit Ekonomik, ka punuar në të kalurën për Z-Mobile, Devolli nuk ka dashur të komentojë duke thënë se çdokush mund të punojë në kompaninë e tij, raporton EkonomiaSot.

Telekomi i Kosovës si kompani publike është nën mbikqyrjen e ministrisë që udhëheq Lluka. Aktualisht, Telekomi po ballafaqohet me falimentim në rast se nuk arrin marrëveshje me Dardafone.net në lidhje me borxhin prej rreth 26 milionë euro, të fituar në arbitrazh nga kjo e fundit.

Për më tepër, Telekomi ka themeluar grup punues për të negociuar vazhdimin e kontratës së dëmshme me Z-Mobile.

Për Ministrin Lluka ishte raportuar se më herët kishte punuar si drejtor i marketingut në kompaninë Z-Mobile. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0