Detaje të rënda: Punëtori ra nga kati i 7-të dhe nuk e pa askush, e gjetën kolegët

Detaje të rënda: Punëtori ra nga kati i 7-të dhe nuk e pa askush, e gjetën kolegët

Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Viktima e moshës 60-vjeçare është nga fshati Vërbnicë i komunës së Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Dëshmitarët kanë deklaruar se ai ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 te ndërtesa në rrugën ‘Robert Doll’, menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet mjekësore ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Dëshmitarët që në këtë rast janë punëtorët që e kanë pasur koleg viktimën nga Mitrovica, kanë rrëfyer se nuk e kanë parë momentin kur ai ka rënë nga kati i 7-të i ndërtesës.

Punëtorët kanë treguar se ata e kanë vërejtur kur nuk e kanë parë të pranishëm në mjetin (kombi) me të cilin do të udhëtonin për në shtëpi, ata janë kthyer për ta kërkuar atë dhe e kanë parë se ai ka rënë nga kati i 7-të dhe ka vdekur.

Po ashtu, punëtorët kanë treguar se i ndjeri punonte për ta mbajtur gjallë familjen e tij pasi nuk po i kishte kushtet e mira materiale.

Ndërkohë, Prokuroria këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe që do ta hetojë deri në fund.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0