Detaje për vdekjen 63-vjeçares nga koronavirusi, nga Infektiva lirohen 5 pacientë

Detaje për vdekjen 63-vjeçares nga koronavirusi, nga Infektiva lirohen 5 pacientë

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Klinikën Infektive ka vdekur një 63-vjeçare e infektuar me koronavirus

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se gruaja e cila ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sipas njoftimit të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit një grua nga Komuna e Dragashit, e lindur më 1957, ka ndërruar jetë dhe ishte e diagnostikuar me koronavirus. Krahas kësaj ajo kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese të sistemit veshkor”, tha Hoti për Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 12 raste me koronavirus, ndërsa nëntë raste janë në gjendje stabile dhe dy raste të tjera në oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 12 raste të cilat janë të diagnostikuara me koronavirus, 9 raste janë në gjendje stabile dhe dy raste të tjera janë në oksigjenoterapi, ndërsa një rast është në përkujdesje intensive dhe me ventilim mekanik” .

Ai më tej ka shtuar se gjatë së enjtes janë pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Coronavirus, raporton EO.

“Ndërsa 5 pacientë do të lirohen sot nga Klinika Infektive, janë dy raste që duhet të testohen, mirëpo kjo nuk mund të jetë definitive sepse gjatë ditës nëse ka pacientë që nuk kanë manifestuar që janë në vetizolim dhe nëse ka nevojë për ndihmë mjekësore mund të shtrihet në këtë klinikë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0