Detaje për kontrabandimin e mallrave nga rrjeti i sofistikuar në Kosovë

Detaje për kontrabandimin e mallrave nga rrjeti i sofistikuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një operacion i nisur në orët e hershme të mëngjesit, e i përfunduar në orën 19:00 të mbrëmjes, kanë arritur të kontrollojnë 32 lokacione, me gjithsej 17 të dyshuar, për kontrabandimin e mallrave në disa qytete të Kosovës

Si rrjet që ka funksionuar bashkë nga Prishtina, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Gjakovë, kanë arritur të kapen 17 persona dhe të bastisen 32 lokacione.

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit).

COMMENTS

WORDPRESS: 0