“Deri në orën 11:00 në Kosovë votuan rreth 175 mijë qytetarë”

“Deri në orën 11:00 në Kosovë votuan rreth 175 mijë qytetarë”

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se deri në orën 11:00 në Kosovë, kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.

“Ju njoftoj se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar.

Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”.

“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 përqind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka në një konferencë për media.

COMMENTS

WORDPRESS: 0