Deri më tani në Kosovë janë shëruar 58 pacientë me koronavirus

Deri më tani në Kosovë janë shëruar 58 pacientë me koronavirus

Nga 130 mostra të marra sot, 33 kanë rezultuar pozitive me Covidk-19. Prishtina prinë me numrin më të madh prej 20.

IKShP njofton se po ashtu janë shëruar gjashtë pacientë me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 58.

“Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58)”, thuhet në njoftim.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 1prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.727.603 raste të COVID-19 dhe 105.728 raste të vdekjes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: