Dërguti: Çfarëdo që të jetë protesta, rrëzimi i kësaj qeverie ndodh brenda Kuvendit

Dërguti: Çfarëdo që të jetë protesta, rrëzimi i kësaj qeverie ndodh brenda Kuvendit

Sllogani “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” sipas deputetes së PSD-së, Aida Dërguti, lë të kuptohet se mund të vijë një njeri tjetër të cilit mund t’i nënshtrohet i gjithë populli, duke aluduar në Albin Kurtin, të cilin e kishte kryetar në Vetëvendosje, partisë në të cilën ajo shërbeu për vite.

Dërguti tha se po të ishte se një popull nuk i nënshtrohet asnjë njeri atëherë do të kishte hapësirë që t’i bashkoheshin të gjithë.

“Do të duhej të ishte një popull nuk i nënshtrohej asnjë njeriu dhe po të ishte ashtu do të kishte hapësirë që t’i bashkohemi të gjithë”, ka thënë Dërguti.

“Çfarëdo që të jetë protesta, rrëzimi i kësaj qeverie ndodh brenda Kuvendit të Kosovës”, tha Dërguti në KTV.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0