Deputeti i VV-së: Edhe pritja ka një kufi, po të shkojmë në zgjedhje VV’ja merr 50 deputetë

Deputeti i VV-së: Edhe pritja ka një kufi, po të shkojmë në zgjedhje VV’ja merr 50 deputetë

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diele, VV’ja do t’i merrte 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë e re.

Megjithatë, ai ka thënë se për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, janë të gatshëm të ndajnë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK’në.

Madje ai pati një porosi për LDK’në duke thënë se edhe pritja ka një kufi.

Ky reagim i Muratit vjen pas publikimit të një sondazhi që ka realizuar kjo parti gjatë dy javëve të para të dhjetorit, ku ka pyetur qytetarët se kë do të votonin sikur të mbaheshin zgjedhjet e reja.
Sipas sondazhit, po të mbaheshin zgjedhjet e reja LVV do t’i ketë 41.8%, ndërkaq LDK 21.6%.

Ndryshe, kreu i LVV’së, Albin Kurti dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa kanë zhvilluar edhe sot një takim, mirëpo as ky takim nuk ka rezultuar me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Vlen të përmendet se LVV dhe LDK, kanë edhe pesë ditë kohë për të lidhur koalicion qeverisës, pasi që mbledhja e parë e legjislaturës së gjashtë do të mbahet më 26 dhjetor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: