Deputeti i PDK-së: Lutfi Haziri po kërkon që LDK-ja të futet në Qeveri

Deputeti i PDK-së: Lutfi Haziri po kërkon që LDK-ja të futet në Qeveri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu po i sheh si kërkesë për të hyrë në qeveri, deklaratat e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, lidhur me punën e qeverisë aktuale.

Sipas Haxhiut, në një formë apo tjetër Haziri, në deklaratat e tij “ka parashtruar kërkesën”, siq u shpreh ai, për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës PDK-AAK-NISMA-AKR, por mohon se mund të ndodh një gjë e tillë, pasi që ai thekson se “vendet janë të plotësuara deri në zgjedhjet e ardheshme parlamentare.”

Ndryshe, deklarata e Hazirit, ku flet për ofertën që ia ka bërë PDK-ja për të rrëzuar këtë qeveri po shihet si indikacion se LDK-ja do të bëhet pjesë e kësaj qeverie.

E për një qeveri teknike është edhe Besa Gaxherri, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në rast se janë të gatshme të gjitha partitë politike.

“Nuk është diskutuar si ide dhe nuk ka një vendim konkret për këtë çështje, mirëpo marrë për bazë situatën dhe nëse të gjitha partitë janë të gatshme për përfshirje në një qeveri teknike edhe ne do të bëhemi pjesë e saj, por paraprakisht duhet që të merremi vesh se për çfarë pikash do të bëhemi bashkë dhe për sa kohë”, tha Gaxherri./blic/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0