Deputeti i LDK-së tregon gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

Deputeti i LDK-së tregon gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

Deputeti nga LDK-ja, Visar Hoti, është i katërti i infektuar me COVID-19 nga partia që drejton Isa Mustafa.

Hoti ka thënë se ka rezultuar pozitiv pas kontaktit që ka pasur me disa nga kolegët e tij, megjithatë kë shtuar se nuk ka simptoma.

“Dje e kam marrë rezultatin ku del se jam pozitiv me Covid-19. Nga e hëna jam në vetizolim, pas konfirmimit se disa kolegë të mi kanë dalë pozitivë me të cilët kam pasur kontakt. Jam mire me shëndet. Nuk kam asnjë simptomë, përveç që rezultati i testimit ka dalë pozitiv”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli ditë më parë konfirmuan se janë pozitivë në koronavirus dhe se janë në vetizolim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0