Deputeti i AAK-së: E kam listën me 42 politikanë që kanë të punësuar në Telekom

Deputeti i AAK-së: E kam listën me 42 politikanë që kanë të punësuar në Telekom

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për gjendjen në Telekom.

Me këtë rast, deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj tha se posedon listën me emrat e 42 politikanëve të cilët kanë familjarë të tyre të punësuar në Telekom.

“Për 42 deputetët i kam emrat që kanë të punësuar në postë. Këtë do ia jap Komisionit Hetimor. Asnjëri nuk janë të Aleancës sepse  ata janë publike”, tha ai.

Sipas tij, Telekomi nuk guxon të privatizohet pa u zbardhur e tërë çështja dhe të përfundojë hetimi.

“Unë besoj në Komisionin Hetimor dhe kërkoj që Telekomi mos të privatizohet pa u zbardhur komplet kjo çështje”, tha në fund ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0