Deputetët votojnë në kuti të ndara për të siguruar përfaqësimin e grave në Bordin e KOSTT-it

Deputetët votojnë në kuti të ndara për të siguruar përfaqësimin e grave në Bordin e KOSTT-it

Në pamundësi për të vazhduar seancën dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur dhe këtë të premte. Me shtatë pika në rend të ditës, të zgjedhurit e popullit pritet përmes votës të zgjidhin një sërë çështjes.

Në zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) u zbatua barazia gjinore e paraparë në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, pasi në kuti të ndara deputetët po votojnë për të dy gjinitë që të sigurohet prezenca e grave në këtë bord.

Kandidatët që po synojnë të jenë në Bordin e KOSTT-it janë: Kushtrim Krasniqi, Jeton Mehmeti, Ali Hamiti, Nebih Zariqi, Pranvera Doburna-Mehmeti, Saranda-Sadriu-Mehemti, Xhavit Buzhala, Ibrahim Krasniqi, Gjelosh Vataj, Ajrina Gashi, Arben Dodaj dhe Hyrmet Mydyti./KsP.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0