Demaliaj që dje akuzoi Mustafën, sot shikon futboll në seancë

Demaliaj që dje akuzoi Mustafën, sot shikon futboll në seancë

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj sot ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e ndeshjes mes Francës dhe Uruguait, derisa mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës, raporton kp.

Ai dje gjatë interpelancës për 53 milionë eurot e ndara për “Bechtel&Enka” hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit për ikje nga përgjegjësia duke thënë se Mustafa nuk kishte qenë i sëmurë, por ka shkuar në Gjermani me aeroplan privat për t’i ikur përgjegjësisë nga kontratat e këqija.

Mirëpo sot nuk ka lejuar që t’i ikin momentet kryesore të takimit, shënimi i golave. Madje ai u përkujdes që t’u tregojë kolegëve të tij edhe për mënyrën e dhënies së golit të parë.

Kuvendi i Kosovës i ndërpreu punimet e seancës së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve, dhe do të vazhdojë të hënën në orën 10:00.

COMMENTS

WORDPRESS: 0