Delawie: Shpresoj që deputetët nga çdo parti të votojnë pro Demarkacionit

Delawie: Shpresoj që deputetët nga çdo parti të votojnë pro Demarkacionit

Pas deklarimeve nga deputeti i “ Listës Serbe”, Igor Simiq, se nuk do të votojnë demrakacionin pa u themeluar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe , ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan të akredituar në Kosovë , Greg Delawie.

Delawie përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se të gjitha partitë duhet të vojnë pro kësaj marrveshje pasi sipas tij, kjo është në të mirë të të gjith qytetarëve të vendit.

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”. EkonomiaSot.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0