Delawie – deputetëve: Lëreni anash politikën, votoni kandidatët e duhur për Kushtetuese

Delawie – deputetëve: Lëreni anash politikën, votoni kandidatët e duhur për Kushtetuese

Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie ka kërkuar nga ligjvënësit kosovarë që ta lënë anash politikën dhe të bëjnë përzgjedhjen e duhur për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se një hap i tillë është tejet i rëndësishëm për funksionimin e duhur të sistemin të drejtësisë.

“Vota e sotme në kuvend për të përmbushur pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ju bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, këtu duke përfshirë edhe gratë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0