Deklarohet Lutfi Haziri: Po ndodhë bashkimi LDK – VV

Deklarohet Lutfi Haziri: Po ndodhë bashkimi LDK – VV

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili është shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie, tha sot para mediave se bashkimi mes LDK’së dhe VV’së po ndodhë dhe se është i mundur koalicioni parazgjedhor mes tyre.

Pak orë pas takimit mes liderëve Isa Mustafa e Albin Kurti, rreth bisedimeve të dy partive ka folur shefi i shtabit zgjedhor.

Haziri ka thënë se duan ta ndajnë suksesin me ata qe besojnë në ndryshimin e vendit.

“Me nda suksesin me ata që besojnë dhe janë në vija të njëjta për me ndyshu Kosovën”, tha ai.

Haziri tregon se për çështje të tjera janë pajtuar, ndërsa tash diskutimet janë rreth mandatarit, por përsëriti që LDK’ja e ka kandidaten e vetë.

“Ne kemi takime edhe nivele të larta edhe grupe punuese. Në politika sektoriale i kemi definu dhe jemi pajtu, nuk ka dallime. Tash jemi duke punu në politika kadrovike. LDK e ka kandidaten e vet”, tha shefi i shtabit zgjedhor. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0