Deda: Nesër deputetët vendosin për izolimin apo ecjen me Perëndimin

Deda: Nesër deputetët vendosin për izolimin apo ecjen me Perëndimin

Deputeti i Alternativës Ilir Deda, ka bërë thirrje që të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila pritet që nesër të dalë për votim. Deda ka thënë që nuk ka asnjë të mirë nga mos kalimi i kësaj marrëveshjeje, duke ngritur analogji në mes të sistemit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, si dhe politikës shoviniste që Serbia ka ndjekur.
Sipas Dedës, dita e nesërme (e mërkurë) është edhe dita kur do të vendoset nëse Kosova izolohet apo ecë me Perëndimin.

Kujtojmë që Demarkacioni me Malin e zi ka bashkuar në një marrëveshje partitë e koalicionit qeveritar (PDK, AAK, AKR, Nisma) dhe LDK’në, kurse tani votat me rëndësi mbeten te deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Shkrimi i plotë i Ilir Dedës në Facebook:

Nesër, 120 deputetë e kanë në dorë izolimin apo ecjen e Kosovës me perëndimin. Për pasoja s’ka nevojë të shikojmë larg nesh, ato janë këtu – mund t’i shohim rreth nesh.

Para gati 3 dekadash, shqiptarët në Kosovë u rreshtuan kah perëndimi dhe me këtë rreshtim u arrit edhe çlirimi edhe pavarësia e Kosovës.

Para gati 3 dekadash, në Shqipëri po shembej një prej regjimeve më të egra komuniste në botë. “Bar do hamë, por kurrë nuk i dorëzohemi imperializmit dhe revizionizmit perëndimor” ishte parulla dhe ideologjia enveriste, me të cilën Shqipëria u mbajt e izoluar me dekada. Pasojat e atij regjimi ende shihen në Shqipëri, edhe pas 30 vjetëve.

Para gati 3 dekadash Serbia – në dehjen nacionaliste dhe shoveniste – vendosi që të konfrontohet me shtetet perëndimore që t’i “korrigjojë të gjitha padrejtësitë historike të bëra ndaj popullit serb”. Tokat dhe territoret serbe nuk mund t’i faleshin armiqëve të përbetuar me shekuj, bërtisnin gjithandej ekstremistët serbë të gjitha kategorive – politikanë, pozitë e opozitë, akademikët e ndryshëm, të shkolluarit dhe të paarsimuarit. Dihet si përfundoi dehja shoveniste dhe nacionaliste serbe.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0