Dëbimi i ‘gylenistëve’, Kombet e Bashkuara konstatojnë se Kosova shkeli të Drejtave e Njeriut

Dëbimi i ‘gylenistëve’, Kombet e Bashkuara konstatojnë se Kosova shkeli të Drejtave e Njeriut

Grupi punues për Ndalim Arbitrar në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara përmes një raporti të publikuar kanë konstatuar se Republika e Kosovës ka kryer shkelje të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Në këtë raport është konstatuar se dëbimi i gjashtë ‘gylenistëve’ ka qenë arbitrar dhe në kundërshtim me gjashtë nene të Deklaratës për Të Drejtat e Njeriut.

“Grupi i Punës jep mendimin vijues: Lidhur me Kosovën: Heqja e lirisë së Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan HüseyinGünakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan kanzkan, duke qenë në kundërshtim të neneve 2, 3, 8, 9, 10 dhe 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, është arbitrar dhe hyn në kategoritë I, II, III dhe V”, thuhet në raportin 17 faqesh.

Ky grup i ka kërkuar Turqisë lirimin e menjëhershëm të 6 shtetasve turq.

Gjashtë shtetasit turq Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan, ishin arrestuar në mars të vitit 2018 në Kosovë.

Ata ishin dërguar me një aeroplan drejt Turqisë derisa atje janë dënuar me burg.

Aksioni i arrestimit të tyre kishte nxitur reagime të mëhda në Kosovës, derisa ishte shkarkuar Flamur Sefaj nga pozita e të parit të MPB’së dhe Driton Gashi nga pozita e shefit të Inteligjencës./Express./

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0