Daka tregon se si do të veprohet me ata që votuan me letërnjoftim të Serbisë

Daka tregon se si do të veprohet me ata që votuan me letërnjoftim të Serbisë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është shprehur se prej 57 mijë qytetarëve me të drejt vote deri në orën 15:00 kanë votuar 18 mijë e 729 qytetarë, apo 32 për qind.

E para e KQZ-së, përmes në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor në 44 qendrat e votimit në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka shkuar pa ndonjë problem të veçantë.

“Sipas komunave, iu njoftoj se deri në orën 15:00 në Leposaviq kanë votuar 6003 qytetarë apo 33. 05 për qind, në Zubin Potok kanë votuar 2940 qytetarë, apo 34 për qind, në Zveçan 3169 votues apo 34. 3 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 6617 votues, apo 30 për qind”, tha ajo.

Kurse për problemet e raportuara për votime me letërnjoftime serbe, ajo tha se iu kanë dhënë instruksione komisionerëve dhe do të veprohet sipas ligjit.

“Nëse janë personat e njëjtë në listë të votuesve, do të vlerësohen, ndërsa nëse nuk janë në listë të votuesve nuk janë lejuar të votojnë. Ka pas raste që janë paraqit me dokument të Serbisë, por nuk ka qenë në listë të votuesve dhe nuk është lejuar”, ka thënë ajo./Ksp/

COMMENTS

DISQUS: 0