Daçiqi: Prishtina e ka humbur mbështetjen e të mëdhenjve

Daçiqi: Prishtina e ka humbur mbështetjen e të mëdhenjve

Fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Donald Trump biseduan për Kosovën dhe dhanë mbështetje për bisedimet që çojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje është një ndryshim i madh dhe dëshmi që kanë ndryshuar gjërat në favor të Serbisë.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbis, Ivica Daçiq.

“Ka një ndryshim të madh dhe dëshmi se gjërat kanë ndryshuar, por ne ende kemi një luftë të vështirë dhe nga ato që ende duhet të ndikohet, Gjermania është më e rëndësishmja”, ka thënë kryediplomati serb për “Blic”.

“Prishtina ka humbur mbështetjen, nuk ka më një qëndrim se gjithçka është zgjidhur. Ata nuk e kuptojnë këtë assesi, kështu që ata i kuptojnë aq mirë të gjitha këto deklarata nga bota, si dhe tërheqjen e njohjeve”, ka thënë Daçiq, transmeton “klankosova”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0