Daçiq: Morina është kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë

Daçiq: Morina është kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë

Pikëkalimi Morinë gjendet në kufirin ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, ka ritreguar ëndrrën dhe dëshirën e vet, në gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

Në fakt, ai kështu i është përgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se “pikëkalimi i Morinës ndan padrejtësisht Kosovën e Shqipërinë”.

“Serbia me këta kufij është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Nuk e di se si Thaçi mendon ta ndryshojë atë që e ka njohur OKB-ja e që për këtë të mos pyetet Beogradi”, citohet të ketë thënë Daçiq.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0