Daçiq: Marrëveshja me Kosovën duhet të arrihet sa janë në pushtet Trump e Mogherini

Daçiq: Marrëveshja me Kosovën duhet të arrihet sa janë në pushtet Trump e Mogherini

Qëndrimi i luhatshëm i administratës së Donald Trump karshi idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deklarimet e kryenegociatores së do të pranojnë çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia, po bën që shtetit serb t’i ngutet për të arritur një marrëveshje finale me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se asnjë administratë tjetër amerikane që do të jetë në pushtet në të ardhmen nuk do të jetë më e mirë se kjo e Donald Trumpit.

Diplomati serb në këtë intervistë ka ngritur edhe shqetësimet e tij, se si Trump ka kaluar pothuajse gjysmën e mandatit si president, dhe se ky është viti i fundit i Mogherinit si kryenegociatore.

“Unë kam thënë se shansi për të arritur një marrëveshje sillet rreth administratës së Donald Trumpit, dhe një gjë e tillë duhet të nxitet sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk do të ketë marrëveshje në këtë kohë është e vështirë të besohet se ndonjë administratë e ardhshme e SHBA’së do të jetë më e mirë se kjo”, ka thënë Daçiq, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, duhet bërë përpjekje maksimale që të arrihet një marrëveshje brenda këtij viti, pasi që Donald Trump e Federica Mogherini po shkojnë drejt fundit të mandateve të tyre.

“Trumpi pothuajse ka kaluar gjysmën e mandatit, Mogherini në anën tjetër është në vitin e fundit të mandatit, kështu që mendoj se duhet t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje këtë vit”, ka thënë ndër të tjera ministri i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka vendosur në tavolinë përballë Serbisë, idenë e korrigjimit të kufijve, vazhdimisht ka deklaruar se tani është koha ideale për një marrëveshje finale me Serbinë.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të ‘Lutjeve të Mëngjesit’, Thaçi në një bashkëbisedim në Council of Foreign Relations, ka thënë se nëse bëhet fjalë për një korrigjim të lehtë të kufirit, atëherë Kosova duhet të paguajë si çmim për një marrëveshje finale me Serbinë. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0