Cuochi: KFOR-i nuk reagoi ndaj arrestimit të Gjuriqit sepse s’përzihet në çështje politike e të drejtësisë

Cuochi: KFOR-i nuk reagoi ndaj arrestimit të Gjuriqit sepse s’përzihet në çështje politike e të drejtësisë

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuochi, ka deklaruar se misioni paqeruajtës i NATO-s do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme dhe tash për tash nuk planifikohet reduktimi i pranisë ndërkombëtare.

Ai, në një intervistë për revistën serbe “Jedinstvo” me bazë në Kosovë (Prishtinë e Mitrovicë), tha se KFOR-i nuk përzihet në çështje të politikës dhe të drejtësisë dhe për këtë arsye nuk intervenoi me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit dhe nuk është përfshirë në hetimet për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, transmeton KsP.

“Arrestimi i Gjuriqit u krye nga Policia e Kosovës si instanca e parë e përgjigjes për siguri dhe KFOR-i nuk ishte ftuar të intervenojë si instanca e tretë e përgjigjes së sigurisë”, u shpreh ai.

Cuochi tha se NATO-ja mbështet vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, dhe se ky është kyç për paqen dhe sigurinë në rajon

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0