Cramon: Nëse Macron do që të ketë sukses Samiti i Parisit duhet t’ua japë vizat Kosovarëve

Cramon: Nëse Macron do që të ketë sukses Samiti i Parisit duhet t’ua japë vizat Kosovarëve

Deputeti zviceran dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Cedri Wermuth ka mbajtur një diskutim virtual së bashku me ish-kryeministrin, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe eurodeputeten, Viola Von Cramon lidhur me gjendjen politike në Kosovë dhe të ardhmen e vendit.

Një nga temat që u diskutua ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilën bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të ndodhë sa më parë.

Kryetarja e Kuvendit tha se është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos jap dritën e gjelbër për Kosovën kur dihet se kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar.

“Është hipokrizi që Bashkimi Evropian të mos përmbushë pjesën e tyre për liberalizmit të vizave, sidomos pas rekomandimit të Komisioni Evropian për përmbushjen e kushteve për Kosovën”, tha Osmani.

Ndërkaq, Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon tha se pajtohet që reputacioni i BE’së karshi Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është dëmtuar

Von Cramon shtoi se s Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dëshirë që Samiti i Parisit të jetë I suksesshëm, dhe për të ofruar diçka pas këtij samiti duhet të jetë pikërisht liberalizimi I vizave për Kosovën

“Presidenti i Francës ka interes që Samiti i Parisit i cili është parashikuar të mbahet në korrik, të jetë i suksesshëm, një sukses i samitit do të thotë të ofrohet diçka. Unë shpresoj që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e kupton nëse dëshiron që të ketë sukses nga Samiti i Paris, parakusht i kësaj duhet të dhënia e vizave për Kosovën. Gjithçka varet nga liberalizimi, ekonomia, gjenerata e re e njerëzve në Kosovë.Është jo fer që shtetet anëtare të bllokojnë liberalizimin e vizave, dhe heqja e regjimit të vizave duhet të ndodhë sa më parë”, është shprehur ajo

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0