Coronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur

Coronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur

Kur jemi zgjuar, nëse rastësisht thithim lëngje apo diç tjetër, automatikisht kollitemi. Fatkeqësisht, këtë nuk mundemi derisa jemi në gjumë

Sipas pulmologut dhe hulumtuesit nga Seattle, Bruce L. Davidson, kjo ndodh me rastin e thithjes së pështymës nga fyti, në të cilën mund të gjendet virusi, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Nëse keni dëmtime të mushkërive për shkak të pirjes së duhanit, nëse e përpini pështymën, gjë që të gjithë e bëjmë gjatë gjumit, sasia më e madhe e përmbajtjes nga fyti do të përfundojë në mushkëri.

Sasia e lëngut të thithur gjatë gjumit është krejtësisht e mjaftueshme që të shkaktojë përflakje të mushkërive – kështu, në të vërtetë, edhe vjen deri te shumica përflakja e mushkërive.

Përse pra çdo mëngjes nuk zgjohemi me përflakje të mushkërive?

E para dhe më e rëndësishmja është që te shumica e njerëzve hunda dhe fyti në vete kanë baktere të shëndetshme, jo mikrobe siç është coronavirusi, i cili shkakton përflakje të mushkërive.

Arsyeja e dytë për shkak të të cilit nuk kemi përflakje të mushkërive gjatë kohës është ajo që mushkëritë mbajnë qeliza të caktuara të cilat vrasin mikrobet endacake.

Arsyeja e tretë është që njerëzit e shëndetshëm kanë sistem të fortë i cili bart viruset e thithura dhe bakteret në gabzherr dhe i lëshon në ezofag, pastaj ato përpihen me pështymë.

Disa njerëz marrin diarre të but nga ky virus, sepse ai nuk mund t’i infektojë edhe qelizat në lukthin tuaj. Kur jemi zgjuar, nëse rastësisht thithim lëngun apo diç tjetër, ajo nxirret me kollë nëse personi ka refleks normal për kollitje dhe kollë mjaft të fuqishme.

Të gjithë këta faktorë mbrojtës janë të dobët te individët të cilët kanë mushkëri të sëmura apo sistem të dobët të imunitetit për shkak të pleqërisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: