Çollaku: Thaçi është përcaktuar si aktor në dialog

Çollaku: Thaçi është përcaktuar si aktor në dialog

Aktorët e dialogut Kosovë-Serbi janë përcaktuar prej kohësh, i ka thënë gazetës të martën Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi. E nga Kosova, sipas tij, si aktor është parë Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe kjo nuk lidhet vetëm me funksionin e kreut të shtetit që tash ka.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin politik i nisur më 19 tetor 2012 është filluar dhe udhëhequr pothuajse në vazhdimësi nga Thaçi, sa kishte funksionin e kryeministrit, përveç në periudhën kur i njëjti proces është udhëhequr nga ish-kreu i Qeverisë, Isa Mustafa. Por edhe në këtë kohë, në takime ai shoqërohej nga Thaçi, i cili në Qeverinë Mustafa për një kohë ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

Pas zgjedhjes si president i Shtetit më 26 shkurt 2016, Thaçi përsëri ka vazhduar ta përfaqësojë Kosovën në takimet e mbajtura në kuadër të procesit dialogues.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0