Clinton e Allbright do të shëtisin rrugëve të Prishtinës për 20-vjetorin e lirisë së Kosovës

Clinton e Allbright do të shëtisin rrugëve të Prishtinës për 20-vjetorin e lirisë së Kosovës

Është bërë publike agjenda zyrtare e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Nga data 11 deri në datën 12 është paraparë të mbahen disa aktivitete.

Aktivitetet për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë do të fillojnë nesër në orën 20:00, kur është paraparë të mbahet edhe koncerti i Filarmonisë së Kosovës në Katedralen “Nëna Tereze”.

Të nesërmen, ndërkaq aktivitetet fillojnë që nga ora 11:00, kur edhe mbahet tubimi qendror në Sheshin “Skënderbeu”.

Është konfirmuar se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja e Shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.

Nga ora 14:00, është paraparë ecja për liri, ku personalitete të larta ndërkombëtare dhe vendore ecin nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright.

Pas ecjes bëhet edhe përurimi i bustit të sekretares Albright. Më vonë do t’i bëhet vizitë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton.

Në orën 17:00, ndërkaq, është paraparë të mbahet konferenca ndërkombëtare e sigurisë.

“20 Vjet Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0