Cilado zgjidhje për Kosovën, është fundi im politik, thotë Vuçiqi

Cilado zgjidhje për Kosovën, është fundi im politik, thotë Vuçiqi

“Kur bëhet fjalë për zgjidhjen për Kosovën, shpresoj për zgjidhje. E di, cilado qoftë zgjidhja, ajo është fundi im në politikë”, citon kurir i Beogradit të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

“Serbët janë të tillë. Serbët kurrë nuk do ta falin të ardhmen e vet më të mirë dhe paqen. Pra, në Serbi kremtohen vetëm disfata dhe luftërat”, ka theksuar Vuçiq duke shtuar se mendon kështu pasi njeh serbë të cilët, ndër të tjera, nuk e kanë përkujtuar askënd që e ka siguruar dhe e ka sjellë paqen.

“Jo, i kem i respektuar vetëm udhëheqësit e luftërave dhe askënd tjetër. Jam krejtësisht i sigurt se për çfarëdo vendimi për Kosovën, nuk do ta kem as mirëkuptimin dhe as shumicën e popullit tonë, por jam i sigurt se për këtë në të ardhmen do të ketë një këndvështrim tjetër për mua e edhe për rolin tim gjatë historisë rreth asaj çfarë është mundur dhe çfarë është dashur të bëhej”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Për atë që është e pranueshme për të lidhur me Kosovën, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se nuk dëshiron të flasë publikisht, pasi që ai në këtë rast, nuk do të fliste me askënd.

“Kam menduar të flas, sepse nuk më vjen turp nga ajo. Dhe atë do t’ia sqaroja lehtë popullit serb dhe çdo i mençur e normal këtë do ta kuptonte mirë, por nuk mund të dal me këtë në opinion për shkak se kështu do ta dobësoja pozitën juridike – ndërkombëtare të Serbisë para bisedimeve dhe negociatave. Këtë duhet ta kuptojnë njerëzit”, ka thënë Vuçiq.

COMMENTS

WORDPRESS: 0