Çfarë po ndodh në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ofron dorëheqje

Çfarë po ndodh në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ofron dorëheqje

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij. Siç mëson Express, vendimi për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.

Burime të Gazetës Express thonë se Tahiri i ka ofruar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit.

Sipas këtyre burimeve, ofrimi i dorëheqjes vjen si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të.

Akoma nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së Tahirit.

Gjithashtu, deri te vendimi për të ofruar dorëheqjen, Express mëson se Tahiri ka ardhur pasi ai ka parë vështirësi në liberalizimin e vizave pikërisht për shkak të zhvillimeve të fundit në drejtësi.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0