Çfarë po ndodh në Aeroportin e Prishtinës, askush nuk përgjigjet

Çfarë po ndodh në Aeroportin e Prishtinës, askush nuk përgjigjet



Mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është vërejtur prani e madhe e Forcave të Policisë së Kosovës

Lidhur me arësyet e pranisë së forcave speciale të Policisë së Kosovës në hyrje të Aeroporti pasi askush nuk jep përjigje për këtë.

Nuk dihet nëse arësyeja e pranisë së Policisë është greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë e cila po vazhdon edhe sot, kjo pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, deri më tash nuk kanë treguar rezultate.

EkonomiaSot ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës por ata kanë thënë se për këtë do të marrim përgjigje nga zyrtar të Aeroportit.

Zëdhënësja e Aeroprtit, Valentina Gara përmes një mesazhi dërguar mediumit ka thënë se do të deklarohen më vonë.

Qytetari Arlind Imeri përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se MPB ka marrë në administrim Aroportin duke anuluar të gjitha fluturimet.



Ai ka thënë se mbyllja është bërë për shkak se u cënua siguria

Postimi i plotë i tij në “Facebook”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0