Çfarë po ndodh kështu: pas djalit të shefit të AKI-së, arrestohet edhe një Zv. Ministër i AAK-së

Çfarë po ndodh kështu: pas djalit të shefit të AKI-së, arrestohet edhe një Zv. Ministër i AAK-së

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Cena vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë se Kosovës ka thënë se pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, Policia ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”.

“Të dyshuarit, duke vepruar në bashkëkryerje, dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.

Ai tha se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente të drejtësisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0