Çeta e Shpëtimit të “Trepçës”  i del në ndihmë Shqipërisë

Çeta e Shpëtimit të “Trepçës” i del në ndihmë Shqipërisë

Menaxhmenti i “Trepçës” ka mobilizuar sot Çetat e Shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Shqipëri.

Këtë e ka bërë me dije kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i cili ka thënë se një numër i kombinuar i të dy Çetave të Shpëtimit të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike për kërkim-shpëtim, pritet që sa më parë të niset për në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë autoriteteve të Shqipërisë. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit Bordi dhe Menaxhmenti i ‘Trepça’ sh.a. ka mobilizuar Çetat e Shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut dhe Minierës së Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në Shqipëri. Prandaj, një numër i kombinuar i të dy Çetave të Shpëtimit të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike për kërkim-shpëtim, pritet që sa më parë të niset për në Shqipëri për t’u asistuar autoriteteve shqiptare. Bordi dhe Menaxhemnti i Ndërmarrjes ‘Trepça’, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: