Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, NISMA kalon pragun

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, NISMA kalon pragun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Në Kuvendin e Kosovës , LVV do t’i ketë 29 deputetë, LDK 28, PDK 24, AAK-PSD me 13, “Srpska” me 10 deputetë e NISMA me 6.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: