“Çdo Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat”

“Çdo Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat”

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë, teksa ka thënë se shumë prej tyre, pagën e kanë 130 euro.

Azemi në një konferencë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, shtoi se çdo Qeveri i ka “masakruar” punëtorët e sektorit privat.

“Që nga paslufta asnjë udhëheq i shtetit nuk ka dalë për të folur për raportet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pozita e punëtorit në sektorin privat është e rëndë. Me të drejtë po e themi se çdo Qeveri i ka masakruar punëtorët, kur e themi këtë, e them sepse ligji i punës, është ligj vetëm në letër dhe assesi nuk po implementohet. Ka paga që punëtori paguhet 130 euro dhe kjo bie ndesh me ligjin e votuar në Kuvend”, tha Azemi para gazetarëve.

Ai thotë se shumë Qeveri për përfitime të tyre, premtuan se paga minimale do të jetë 250 euro,

“Megjithatë Qeveria e kaluar na dha një lajm të mirë se paga minimale nuk guxon të jetë me ulët se 250 euro, por kjo nuk po ndodh. Në mungesë të zbatimit të masave, kompani e punëtorë që i kanë qëruar hesapet mes vete”, tha ai.

Azemi ka kërkuar nga Qeveria që t’i fus të gjithë punëtorët në Pakon Emergjente.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0