Çarje në koalicionin qeverisës, “PDK-ja do heqjen e taksës”

Çarje në koalicionin qeverisës, “PDK-ja do heqjen e taksës”

Qeveria e Kosovës po përballet me presione ndërkombëtare për heqjen e taksës prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, përderisa në spektrin politik kosovar ditëve të kaluara është zhvilluar një ‘luftë’ se kush duhet t’i mbajë meritat për vendosjen e kësaj mase doganore.

Nën anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi, të shtunën ka deklaruar se zhvillimet aktuale në Kosovë dhe disa nga veprimet e institucioneve vendore, po përcillen me shqetësim nga Qeveria amerikane, si dhe ka kërkuar që të mos cenohen raportet Kosovë-ShBA me “teke personale të asnjë lideri shtetëror”.

Lidhur me këto zhvillime, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk i kanë komentuar specifikisht deklaratat e presidentit Thaçi, por të njëjtit thonë se vendimi për taksën duhet të jetë në koordinim me partnerët e Kosovës, siç janë ShBA-ja dhe Bashkimi Europian.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti tha për KALLXO.com se qëndron pas deklarimeve të shefit të tij, Kadri Veselit.

Ndërkaq, deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se edhe pse Kuvendi është në pushim, janë duke i përcjellë zhvillimet aktuale, teksa vlerësoi se diskutimet e partnerëve të Kosovës, ShBA-së dhe BE-së, janë tejet të rëndësishme.

Në anën tjetër, partneri i vogël i koalicionit PAN, Nisma për Kosovën më parë do të preferonte rrëzimin e qeverisë, sesa heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Kallxo.com.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0