Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të jetë 2.3 miliard euro

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 do të jetë 2.3 miliard euro

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit Buxhetin për vitin 2019.

Hamza tha se buxheti për vitin 2019 do të jetë 2 miliard e 355 milion euro. Ai tha se ky buxhet adreson programet e Qeverisë i cili mundëson projekte për qytetarët.

“Prioritet për financim do të jenë programi për reforma sektoriale, korniza afatmesme. Projeksionet makrofiskale për 2019- 2021: rritja ekonomike pritet të jetë 4.7 për qind. Ndërsa, në terma real pritet të jetë 4.1 për qind. Çmimet pritet të stabilizohen. Të hyrat direkte do të jenë 1 miliard e 940 milion euro. Një pjesë e të hyrave pritet të jenë si rezultat i masave tona që do të ndikojnë në zvogëlimin e informalitetit. Të hyrat jotatimore pritet të jenë të njjta për shkak se nuk kemi një performancë të mirë të komunave në mbledhje të tatimeve. Rritje do të ketë për të gjitha kategoritë duke ndikuar në balancimin shpenzimet.Shpenzimet buxhetore 2 miliard 365 milion.Rritje të shpenzimeve kemi për 27 për qind për mallrat dhe shërbimeSubvencionet rriten për 83 milion euro.Deficiti buxhetor 2 për qind e BPV-së. Ky nivel pritet të fuinancohet përmes huamarrjes së jashtme dhe  prej fondeve të likuidimit. Ky në ansjë mënyrë  nuk e rrezikon qëndrueshmërinë e borxhit publik”, tha Hamza. EkonomiaSot.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0