BSPK përkrah uljen e pagave në Telekom

BSPK përkrah uljen e pagave në Telekom

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes kësaj komunikate i përkrah veprimet sindikale të Sindikatës së Telekomit të Kosovës lidhur me paralajmërimin për ulje pagash për punëtorët e Telekomit të Kosovës.

Pas paralajmërimit të krerëve të institucioneve tona për ulje pagash për punëtorët e Telekomit të Kosovës, BSPK përkrah reagimin e bërë nga Sindikata e Telekomit të Kosovës dhe kryetarit të saj z. Balaj.

Gjithashtu përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë përkrahjen për cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo sindikatë konform Ligjit të Organizmin Sindikal në vend, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të punëtorëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0