BSPK përgatitet për protestën e 1 Majit

BSPK përgatitet për protestën e 1 Majit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton se është në vazhdën e përgatitjes së organizmit të protestës së paralajmëruar që do të mbahet me 1 Maj 2018.

Sipas BSPK-së, përmes kësaj proteste me karakter socio-ekonomik, do të shfaqen të gjitha pakënaqësitë e punëtorëve të Kosovës, lidhur me kushtet e punës, mos implementimet e ligjeve, Kontratës Kolektive si dhe shkeljet e lirive dhe të drejtave të punëtoreve që po ndodhin çdo ditë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës u bën thirrje punëtorëve dhe të gjitha grupeve të tjera të interesit, që t’i bashkëngjiten protestës dhe të dëshmohet se edhe punëtoret e Kosovës do të protestojnë në ditën ndërkombëtare të punës, ashtu siç protestohet edhe në vendet tjera të botes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0