Britania vlerëson progresin që ka arritur Policia e Kosovës

Britania vlerëson progresin që ka arritur Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur të hënën në takim një delegacion të lartë të policisë së Britanisë së Madhe.

Ministri Sefaj e ka njoftuar delegacion policor britanik me strukturën aktuale të Policisë së Kosovës dhe për nivelin e lartë të besueshmërisë që ka Policia e Kosovës te qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar Qeverinë e Mbretërisë së Britanisë për mbështetjen që kanë dhënë për institucionet e sigurisë së Kosovës, në veçanti ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë policitë e të dy vendeve.

Në këtë takim u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së Britanisë së Madhe për Kosovën në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Delegacioni britanik ka vlerësuar progresin që është arritur në Kosovë, veçanërisht sa i përket Policisë së Kosovës, e cila është profesionale dhe e përgatitur për t’u ballafaquar me situata të ndryshme.

Ata premtuan se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në anëtarësim e tyre në organizatat ndërkombëtare të sigurisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0