Britania nënshkruan marrëveshje për 60 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19

Britania nënshkruan marrëveshje për 60 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19

Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike “GlaxoSmithKline” dhe “Sanofi Pasteur” për 60 milionë doza të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit.

Nëse vaksina e këtyre kompanive dëshmohet e suksesshme, Mbretëria e Bashkuar mund ta fillojë vaksinimin e grupeve me prioritet, siç janë punëtorët shëndetësorë që ndodhën në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit dhe ata që janë më të rrezikuar nga sëmundja.

Departamenti për Energji dhe Strategji Industriale tha se procesi i vaksinimit të këtyre grupeve mund të fillojë gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Testimi i kësaj vaksine në njerëz do të fillojë në shtator, ndërsa faza e tretë e studimit do të kryhet në dhjetor.

Deri më tani, qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje për katër lloje të ndryshme të vaksinave të mundshme kundër virusit të ri me një sasi të përgjithshme prej 250 milionë dozave.

Sekretari i Biznesit, Alok Sharma, tha se shkencëtarët dhe hulumtuesit britaniëk po garojnë për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive me një shpejtësi që nuk është parë kurrë më herët.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0