Borxhi publik në Kosovë është rritur në 1.1 miliard euro

Borxhi publik në Kosovë është rritur në 1.1 miliard euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 për qind përkatësisht 13.0 për qind.

“Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 për qind e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, transmeton televizioni publik, borxhi publik në TM4 2018 ka arritur në 1.1 miliard euro, që është për 9.7 për qind më i lartë krahasuar me TM4 2017.

“Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 për qind nga 16.2 për qind sa ishte në TM4 2017”, thuhet në raport.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0