Borell: Ne nuk bëjmë gara me amerikanët – do të punojmë së bashku që të zgjidhim problemet

Borell: Ne nuk bëjmë gara me amerikanët – do të punojmë së bashku që të zgjidhim problemet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka folur edhe për çështjen e nënshkrimit të dy marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat u arritën me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

I pyetur nga gazetarët se a është lënë jashtë Bashkimi Evropian në këtë proces, kur u nënshkruan marrëveshjet për linjën ajrore dhe hekurudhore, mes Kosovës dhe Serbisë, Borrell u shpreh “se ne nuk jemi larg këtij procesi”, shkruan Telegrafi.

Borrell theksoi se amerikanët kanë shumë plane për çdo gjë.

“Amerikanët kanë shumë plane dhe për çdo gjë. Ne kemi qenë shumë të angazhuar në Kosovë dhe kemi shpenzuar 1 miliardë euro për Kosovën. Unë nuk jam këtu që të bëjmë gara me amerikanët, ne do të punojmë së bashku dhe nuk do të ketë diferenca mes nesh që të zgjidhim problemet. Nuk jemi këtu që t’i vendosim faj njëri- tjetrit dhe ne nuk jemi larg procesit por jemi shumë të kyçur në këtë proces, ne ndoshta nuk jemi shumë të zëshëm por jemi të kyçur në këtë proces”, u shpreh Borrell. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: