Bordi i Telekomit i shkruan ministres një ditë pasi u përmend shkarkimi i tyre

Bordi i Telekomit i shkruan ministres një ditë pasi u përmend shkarkimi i tyre

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës iu është drejtuar me një letër ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit, një ditë pasi që në media u publikua lajmi për shkarkimin e tyre, për shkak të performancës së dobët. Gazeta Express ka siguruar letrën që bordi i ka nisur ministres Hajdari.

Në këtë letër, nga bordi i drejtorëve që udhëhiqet nga Besa Shatri kanë shprehur paknaqësinë mbi denigrimin publik dhe politizimin e situatës në Telekomin e Kosovës, si dhe në Bordin e Drejtorëve.

Ato i kanë kujtuar ministres se Bordi në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria vëmendje për rastet si arbitrazhi, siguria nacionale e mirëmbajtjes së rrjetit si dhe kapitalizimi dhe financimi i projekteve esenciale.

Në letër shkruhet se qeveria ka injoruar edhe kërkesën që e kishin nisur pas emërimit të Albin Kurtit, saktësisht me datë 12 shkurt të këtij viti.

Nga Bordi i Drejtorëve kanë shkruar se ministria ka refuzuar bashkëpunimin me bordin dhe menaxhmentin, kjo në paragjykime dhe vlerësime politike, teksa ja kanë kujtuar ministres se bordi aktual është zgjedhur dhe ranguar nga Komisioni i Ambasadës Britanike.

Në fund të kësaj letre nga Bordi i Telekomit kanë përmendur edhe se gjatë mandatit kanë marrë disa vendime si mosvazhdimi i kontratës me Telekomin.

Dje në media është raportuar se qeveria do të marrë vendim për shkarkim të Bordit të Telekomit, për shkak të performancës së dobët, keqmenaxhimit dhe aferave korruptive./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0